RRETH NESH

 

Mobileria Bercom është themeluar në vitin 1996, me të vetmin synim që konsumatorëve tanë t’i sjellim modelet e mobileve të dizajnuara me elegancë në mënyrë unike dhe kreative. Bercom prezenton koleksionin më të ri të mobilieve, duke përfshirë: mobile të dhomave të ditës, dollape të rrobave me derë levizëse, dhoma për fëmijë, dhoma të fjetjes, kuzhina, shtretër, karrige dhe tryeza, mobilje për kopsht, enë dhe aksesorë të ndryshëm.

Ekipi ynë ka një angazhim të veçant në kreativitet dhe pasion. Produktet cilësore, sinqeriteti dhe profesionalizmi janë sinonimi i kompanisë tonë. Tek ne, ju do të gjeni frymëzim dhe të gjithë përbërësit që ju duhen për të transformuar idetë tuaja në realitet. Nga ana tjetër jemi përkujdesur që t’i përshtatemi shijeve dhe gjithashtu mundësive ekonomike të konsumatorëve, duke ofruar çmimet më të volitshme dhe produkte më kualitative për konsumatorët. Qëllimi i kompanisë sonë është që gjithmonë të jemi në një hap me tregun dhe klientëve t’i ofrojmë shumëllojshmëri të produkteve nga më të fundit.

Duke filluar nga një përzgjedhje e madhe e dhomave të ditës si dhe tavolinave të ditës, në Bercom sigurohemi që klientët të jenë gjithmonë të kënaqur me kombinimet dhe përzgjedhjen e tyre. Partnerët tanë ndërkombëtarë janë përzgjedhur me përpikmëri pas kryerjes së një vlerësim të plotë i cili adreson jo vetëm kualitetin e produkteve, por edhe aftësinë e tyre për të qenë sa më efikas. Nga dizajni, e deri në transport, Bercom vazhdimisht përpiqet për të siguruar klientit tanë, me çmimet, përzgjedhjen dhe shërbimin më të mirë në industrinë e mobiljeve.

TOP