Rreth Nesh

Bercom Mobile është zinxhir i salloneve për shitjen me pakicë të mobiljeve dhe produkteve shtëpiake, i shtrirë në 5 qytete të Kosovës. Bercom është brend i kompanisë Besa Commerce, i themeluar në vitin 2008.

Kompania BESA COMMERCE është themeluar në vitin 2001. Si biznes primar i kompanisë Besa Commerce ka qenë depoja e shitjes me shumicë dhe pakicë e teknikës së bardhë dhe aparateve shtëpiake. Për një kohë shumë të shkurtër, Besa Commerce ka arritur të jetë kompani lider në sferën e tëknikës së bardhë dhe ta mbuloj në tërësi tregun Kosovar. Në vitin 2008, Besa Commerce themelon brendin Bercom Mobile dhe hapë sallonin e parë të mobiljeve me hapësirë 3000m2 në Fushë Kosovë. Duke pasur parasysh kërkesat e tregut në atë kohë, Bercom hyn në treg duke ofruar mobilje ekskluzive apo të rangut të lartë, të importuara nga Turqia, Italia dhe Polonia, mandej duke kaluar në rangun e ulët dhe të mesëm.

Pas analizave të tregut dhe kërkesave të klienteve, Bercom fillon me shtrirjen në të gjithë territorin e Kosovës. Në vitin 2016, Bercom Mobile hap pikën e saj të dytë të shitjes në qytetin e Gjilanit, me 1200m2, dhe dyqanin online të mobiljeve, të parin në Kosovë. Një vit më vonë, hapet pika e tretë në Pejë me 1800 m2. Në Gjakovë në vitin 2019 hapet pika e katërt me 1200m2. Në po të njejtin vit hapet shoëroomi më i madh i mobiljeve me 3500m2 në Ferizaj. Bercom operon me qendrën e logjistikës në një hapësirë prej 8000m2, nga ku bëhet distribuimi dhe menaxhimi i rrjetit të salloneve.

Sot, Bercom Mobile është qendër e mobiljeve e cila përbën mbi 80% të produkteve në konceptin “Cash and Carry” dhe “Do it Yourself”. 

TOP